Eksperienca

Një Blog në Platformën Blog.AL

“ME MALLIN E LULEVE”-SHABAN CAKOLLI

Mars29

LETRA E NËNËS

Radhët i kishte shkruar

me lotët e saj

liqe i pafund

përmallimi

i derdhur nëpër fjalë

ata lot,ai mall

i saj,i përjetshëm

më djeg kahdo si zjarr.

BABAI

Fytyra e babit

mu shfaq në atë  ëndërr

në orët e agut

më tha:

që tu përngjash burrave

bëhu ballë furtunave

forco unin tënd

më tha, dhe dhembjet bluaj

në vetvete, mos u ndjej

kurrë i huaj.

TOKA IME

Të më falësh toka ime

për vitet kur isha djalë

mbi ty ndoshta kam lënë  gjurmë

që të lënduan, t’erdhën rëndë

sapo kuptova se ikën vitet

pa praninë tënde,toka mëmë

flokët e thinjur

zemrën e vrarë

dua të më falësh

mua fëmiun plak

të të dua tash nga larg

me mallin çmendurak

përgjithmonë mallkoj kurbetin

kohën që na treti në  këtë rrugë

mall ta kemi ne njëri-tjetrin.

TRONDITJE KOHËSH

I thotë e djeshmja të  sotmes

unë lart e ti poshtë  qëndrojmë

e sotmja i thotë të  djeshmes

s’bëre gjë fare për fatin tonë

përgjatë ecjes së  vet

ky ndërrim kohësh

kërkon dritë dhe identitet

jo rrallë na mashtron lakmia

kur dalim në maje,

pa çarë kokën se çfarë  thotë populli

ata të lodhurit t’përvuajturit

me dhembjet e tyre ndër llërë

kot provojmë t’i lëkundim askushët

Shqiprëinë, ata, e kanë  nënë.

DIÇKA SI ZGHËNDËR

Portat e ëndrrave

natë e për natë

i hapi në shtrat,

zemra mal më bëhet

hapëroj nëpër Gjilan

hy dhe dal

shtigjeve të tua

kohën e ndal në “Kristal”

me poetë me këngëtarë,

por mëngjeseve trishtohem

sapo takoi fqiun e parë

e më thotë:Guten morgen.

KËNGË  FATI

Në fytyrën tënde

dhembjet t’i lexova

në mua lexova vuajtjen

që po fillon prej tash

dhembjet le të na dhembin bashkë!

FATKEQËSI BREZASH

Stinët ndërrojnë netët

në kalendar,s’ndërrojnë rrugët

për t’pagjumët mërgimtarë

rrugë dje

rrugë sot

Evropën e mbushëm plot -

kohët ia mbathën brenda natës

lum i forti në baltë btë shtrëngatës

rrugë dje,rrugë  sot

Evropën e mbushëm plot

mërgimtarë e plagë  e vrragë

t’pagjumët ne

si sot si dje.

DIKUR DHE TASH

Kur u nisëm n’rrugën e dritës

jeta me vdekjen

qëndronin bashkë

shtrat për shtrat

ndanin epilogun në lojë gjaku

pa dhembje assesi s’ka bërë

shpirtin shtrëngoja me dhëmbë

duroj, prapë, sa mund të  durohet

nga caku nuk lëkund dot mendjen

edhe në vdeksha

s’dua të vdes pa emër.

KUR E MUNDËM KUÇEDRËN

Djalli e dërgoi një  kuçedër

në kthetra helm,me gojë  flakë

shqiponja i doli para, e ndali

e hodhi t’plandosur në batak

po u nise ndonjëherë  tjetër

do pësosh sërish më  keq

ik zonja e egër kuçedër

kthehu në Karpate te i yti dreq.

E NDJEJ THIRRJEN E NËNËS

Shkojnë stinët

dhe prapë vijnë

dhembjen

ç’ma kanë bërë grumbull

e ti, biri i nënës

kaq vite je humbur,

thirrja jote, nënë

zemrë po ma gris

këtu i mërguar n’male

në një qytet të  Gjermanisë

a je lodhur

a je plakur, nënë

nëpër atë furtunë

saherë të kujtoj unë ty

motet më rëndojnë  më shumë.

SIMBOLIKE

Jemi përcaktuar për dritën

mbrapa kurrë më  s’do kthehemi

tash e tutje

na duhen dy flamuj

njërin mbi kufomë

tjetrin mbi pullaz

dhe jeta jonë shqiptare

le të rend nëpër breza

krejt origjinale

e bujshme, krenare.

NDARJE QË  DHEMB

(Azem Shkrelit)

Në kohëra të pakohë

pëplot pelin e shtërngatë

sikur edhe Vdekja

bënë rendin si për inat

nëpër kohët e pakohë

ngatërrohen rendet

sulet e pikas atdhetarët

e dikund njerëzit e penës

shuan papritmas jetëra

rrëzon tempuj drite

shuan mendje të holla

maja të letrave shqipe

e mori Azem Shkrelin

dhe befas e ndau prej shkrimit

vargjet, veprat flasin me kohët

përjetshëm n’vel t’kujtimit.

KUR MA VRANË  KËNGËN

Unë, rrapsodi i harruar

këngën e kam pëlcitur

në një kohë  të perënduar

jehonën e saj e lashë  peng

anë e kënd nëpër Dardanë

por, atë ditë që  nga nëna më ndanë

shpirtin ma dogjën dhe këngën ma vranë.

FJALA E JUAJ

Fjalët i kam humbur

atë ditë kur jam nisur

nëpër jetë ashpërsive

endjeve nëpër dritë  e mugë

jehona e tyre, kudo

më ndiçte nga pas

me acar e furtunë.

BETIM NË  VETE

Nuk ndahem gjallë

prej teje

gjaku im je ti

nëpër dje

dhe vetëm për ty

vdekjes përballë i rri.

QËNDRIM I NJËRTAJTSHËM

Përditë nga pak digjem

për shpresën tonë, t’vetmen

n’këto strehë të huaja vyshkem

as s’ju takoj e as s’më takojnë

por jo, assesi nuk thehem

dëshirat nuk treten

e shpresat nuk vdesin

patjetër do qëndroj

shpresën s’mund ma vret askush

në pamje do t’vdes i njomë

nga brenda i djegur prush.

ANTIHESHTJE

Heshtja,

është më e rëndë se vdekja

kur fjalët

të vdesin ashtu nëpër buzë

kështu përditë

e torturon keq jetën

as i gjallë

as i vdekur

pa e thënë të vërtetën.

ZIA E JETËS

Unë pjella e jote

larg çerdhës kam mbetur

frymoj heshtur nëpër mote

nëpër jetë si hije e vdekur

mbi kurriz të jetës si kufomë

dëgjoj n’ecje tretjen e shpirtit

me afsh malli në zemër gufon

rinia më vyshket, ah, duke pritur

dhe guri pëlcet nga vapa

e zemra ime lëngon në  acar

as me gjumë dhe as me barëra

s’mund të shuaj dot këtë mall.

LOJË ROLESH

Kur u ngritën të munduarit

t’kërkojnë një djep shprese

në Europë, të  civilizuarit

ju mbjellin intriga e vese

llomotisin fortë ministrat

bëjnë orgji në  ahengje

për të tjerët mure ngrisin

dhe i shembin për vete.

LETËR VENDLINDJES

Njerëz të vendit tim

bijtë e këtij populli trim

po jua shkruaj këtë  letër

unë, i juaji në mërgim

Të gjithëve atje në  fshat

ju kam në shpirt e zemër

mërgimi fuqinë ma mori

po më shtyp si rrasë  vorri

të lumtë ju për varfërinë

që punoni në tokën tuaj

dhe me nderë ruani shtëpinë

nuk marshoni në tokë  të huaj

ndoshta më kujtoni ju mua

unë rroj me kujtimet e juaja

jam djegur e përvëluar

në këto toka të  huaja.

ÇAST

Jeta është diç  që ia vlenë

herë sjell lumturi herë  dhembje

por udha ecjes nëpër jetë

gjithmonë pret një  vdekje

vdekja shuan jetën

vallë, pse askush s’ia di,

ditën, çastin, vendpritjen

do përpiqem deri atë  ditë

njerëzisht ta shijoj jetën

dhe në sy përgjithmonë

ta shikoj të vërtetën.

ME MALLIN E LULEVE

E këputa një lule

dikund larg atdheut tonë

e afrova pranë kokës

por ajo s’kishte fare aromë

në tokën ku ajo rritet

edhe këto lule i thonë

por ajo e kish pasur vlerën

vetëm kurorë për kufomë.

DO TË KTHEHEM

Me zemër të plagosur

botës i rashë rreth e çark,

lëshoi kushtrimin tokë  e plagosur,

i gjallë ose i vdekur do të kthehem prapë.

DIELLI

Këmbëzbathur ecjes

shtigjeve me gurë

në drejtimin tënd

nuk u smbrapsa kurrë.

TOKA IME

E mbërthyer

të duhen si buka

dritë dhe diell

te ne dielli lind

atje lart nga mallet

për tek shqiptari

vdes dhe ringjallet…

KOSOVA

Tankset bënin tribunë

pas tyre korbat e zi

por shpirtin shqiptar

nuk e mposhtën kurrë

me tërë atë egërsi

Kosova nuk vritej

nga urrejtja barbare

ajo ngritej flamur kuq e zi

në secilën zemër shqiptare.

TOKË  E SHQIPEVE

Kosova e plagosur rëndë

ndër dhëmbë shtrëngonte dhimbjet

korbat ëndërronin vetmevete

thoshin –ta marrim Lindoren

e ndajmë në dysh

e kryqëzojmë në  kryq

dhe pastaj Tetovë e Ulqin

kështu të lozin me gjakun tim

një gjë nuk e kuptonin korbat

se tokat janë tonat

ngado ku sulen Shqiponjat.

KËNGËN QË E PRITA

E nisa këngën e ndaluar

mbi hirin e shtëpisë  sime

ore zog i mirë

nesër, sërish do ngritet kulla

e ti eja, mbi pullazin tim

kudo i lirë

dhembjen në palcë

dhembjet në asht

do i shërojmë patjetër

kur këndojmë bashkë.

ANOMALI

Si dje

si sot

mbjellin dhembje

nëpër glob

vërshojnë si lumenj

flasin nëpër kongrese

çmime Nobel

ndajnë për paqe

shtiren si shumë të  urtë

mbjellin kudo vdekje

përhapin kahdo luftë

si dje

si sot

mbjellin tragjedi

nëpër glob.

PËRGJIGJE NDAJ ATDHEUT

Rendin trimat

nga mërgimi

nëpër rrugët

të larë me gjak

bashkë me Xhevën, Fehmi trimi

n’Dardani të mbrojë çdo prak

Fehmi Lladrovci jam unë

pushka top ju bëftë ju bisha

bëhen prush e digjen flakë

veç Atdheut t’i kthehet drita.

DROJË

Druaj se djalli

me xixa stralli

na vizaton yllin

mu në mes balli

vijnë pastaj hijenat

të grisin egër pelenat

e foshnjeve t’palindura

këta këlyshë popi

soj sorollopi

që pijnë gjak populli

shekulli dot s’i ngopi

në këtë rreth harkor

të këtij rrugëtimi mizor

vetëm lëmshi i fatit

na ka mbetur në dorë.

AS NË  JETË AS NË VARR

Më humbi shoku i shpirtit

e zhdukën pa gjurmë

cerberët e ferrit

as në jetë

as në varre

s’është as kund

s’është më as hija e tij

sepse tash ai është  çdokund

duke i dhënë shpirt

gurit e drurit.

NJË DITË KUR TË KTHEHEM

Kur të kthehem një  ditë

nga ky mall i ndyshkur

do të mbjellë ca lule

përmbi varrin e gjyshit

në male e nëpër fusha

do të bëj verime

do ta puth dhe baltën

kudo në tokën time

do ta shfryej dhe mallin

që gjatë më dogji flakë

në ndeja me babain tim

dhe me t’dashurën, nënën plakë

ta shuaj etjen time

që më ka përvëluar

atje nën hijen e shelgut

atje te ujëftohti krua

në mes njerëzve të  mi

prore gjithmonë do qëndroj

kam me u djegë, me u shkri

dhe kurrë më vendin s’e lëshoj.

AMANETI I ATDHEUT

Njëra-tjetrën e shkelin stinët

dhe vjen një vit e shkel tjetrin

rrudhat në ballë  e kokëthinjur

bredhin rrugëve, mërgimtarë

te praku lamë nënat e motrat qyqe

zogjtë të trembur bredhin vendeve tjera

shtëpitë atërore dikund mbuluar n’ferra

fole lumturie

jashtë atdheut nuk ka

kjo tokë e premtuar

në kokë na ka shpërla’

koha e atdheut lëngon

me dhembje me rënkim

dhe varret e t’parëve tanë

lëshojnë amanetin për kthim.

MALL PËR T’MITË

Në vetmi duke u errur

në vetmi duke u gëdhirë

ndërmend ju kam, njerëzit e mi t’mirë

se ç’po më djeg një mall për ju

si trung me zgavër mbetur n’këtë strehë

mendje e zemër më rrinë  atje, në atë fole

në këtë tokë  s’po më ngrohë as dielli

jetoj kohë të trishtuar dhe tash sikur dje

më ndihmoni t’kthehem përgjithmonë në Atdhe.

ATY RRON VEÇ NËNA

Pullazet e vjetëruara

vende-vende e lëshojnë pikën

e vetmuar rron veç nënë

jetën e kalon bashkë  me frikën

tretë shikimin në  ara t’bukës

ato mbushur përplot kaçuba

e vetmuar rri pranë stufës

pa djemë e pa çupa

ajo rron me shpresë, ne duke na prit’

numëron ditët e pleqërisë

i thotë zemrës së vet, duro

qëndro edhe ndonjë ditë.

GJENIUT TË SKENËS

(A.Moisiut)

Moisi i miri, Moisi or’ burrë

ti, aktori ynë i madh, s’tretesh kurrë

se nderë e nam t’dha nëna yte, Kavaja

aktor Europe me vepra zulm -mëdhaja

që nga rinia aktrimin e deshe

erdhe nga Shqipëria mu në  mes Trieste

me vete more traditat e Durrësit t’lashtë

ti gjeni i skenës që  studiove në Grac

me Jozef Kaincin, aktor dhe mik

ti arrite kulmet e artit skenik

interpretove Hamletin, Fedian,Romeon

se harrove kurrë, veç e nderove Atdheun

Në Vjenë, Berlin,Nju Jork

i trande skenat kudo aktrove

tashmë trupi në Lugano pushton përjetë

Moisi, ti rrënjë e shqipes, aktor i aktorëve.

KTHETRAT E VARFËRISË

Plagë dhembjesh në  shpirtra

shpresa të humbura n’çdo stinë

cep më cep trojeve tona

dhembje t’ashpra që zemrat ngrinë

n’rendje drejt Evropës

me dorën e shtrime

në vend të lëmoshës

tek ndeshesh me krime

ah, njomëz, moj varfanjake

me t’tëndin, eh, t’bukurin shtat

vetëm për hir të një  kafshate

ti ndeshesh me ndotësin në shtrat

ata që kënaqin epshet

s’janë tjetër veç një qelbësirë

sulen mbi shtatin tënd të  freskët

Ah, ç’tmerr ky, moj varfanjake e mirë.

PENDIM I THELLË

Çdo lot që ka derdhur, nëna për mue

janë ngrirë n’shkrepa, ndër male e n’gurë

vështirë me prit’ ndonjëherë me u gëzue

sepse loti i nënës s’të lë të qetë kurrë

sa male e fusha i kam kaptue

aq larg vendlindjes aq larg shtëpisë

me pas dit’  kështu se ka me u pendue

as një hap jashtë  portës unë s’e kisha nis’

vetëm zemra e nanës mundet me kuptue

sa është rropatur deri në rritje t’djalit

e në ditët e pleqërisë  pranë mos me i qëllue

ndoshta s’mund t’ia gjej as gurët e varrit.

DHEMBJE

Zemrat mbeten pa dashuri

në thatësi tokat prehen

plot bar të egër

janë mbushur arat

plot vite pa gjumë, jetët

pleqët tek kujtojnë  me mall

kohën e vjetër e t’shkuar

fëmijët rrisin shtatin

duke pritur n’takim t’atin

ndoshta t’gjitha kështu

fati i paska shkruar.”NE-AVNIU !1

by posted under POEZI | 1 Comment »

PUSHTETARËT DUHET TË DIJNË:VULLNETI I POPULLIT DHE RINISË;ËSHTË MBI VULLNETIN E KRYESISË

Janar27

PUSHTETARËT DUHEN TË DIJNË:VULLNETI I POPULLIT DHE RINISË;ËSHTË MBI VULLNETIN E KRYESISË

Shkruan:Shaban Cakolli

Çdo shqiptari që i rrahë zemra për atdheun  dhe kombin duhet të dijë:Ribashkimi kombëtarë është njëri ndër idealet më të larta të kombit.Kush bie ndesh me këtë do të denohet historikisht
sot dhe nga brezat që do të vijnë.Armiqët më të egër janë sulur mbi këtë popull,për të e zhdukur nga faqja e dheut,për të fshirë Shqipërinë nga harta e botës,vetëm e vetëm shqiptarët të mos bashkohen.Për të penguar bashkimin kombëtar forca të mëdha pushtuese na coptuan,na ndanë mes fqinjëve të saj,sundimtarët e të cilëve ishin agjentura të fuqive të mëdha.
Na shkelën romakët e Cezarit,osmanët,hordhitë serbe nga Stefan Dushani deri te Karagjorgjeviqët e  Millosheviqët,austrohungarezet,gjermanët e dreqërit e mallkuar,por në çdo pushtim shqiptarët u gjinden më të bashkuar që treguan trimëri e mençuri,duke mos pushuar armët nga dora,duke derdhur lumenj gjaku për të i thyar gjithë armiqët që lakmojnë të pushtojnë tokat tona.Ideali i tyre ishte për një Shqipëri të bashkuar.Ata nuk i trembi as robëria,as djegëjet,as vrasjet dhe kurrë nuk e ulën kokën as para pushtuesëve dhe as para fuqive të mëdha.Të refuzosh bashkimin kombëtarë do të thotë:Të kërkosh formimin e republikave dhe krahinave shqiptare në Ballkan,të kërkosh autonomi kulturore nën serb,maqedon,malazez,e grek!Të vësh ndërgjegjen kombëtare në sprovë.Ndodhi lufta në Kosovën e ndarë të Shqipërisë.Nuk duhet harruar se qëndrimi heroik,burrëror dhe sfidues i  rinisë,populli heroik shqiptar u ballafaqua ballë për ballë me forcat e armatosura deri në dhëmë të pushtuesit,dhe kjo trimëri e tyre e pashoqe jo vetëm që mundi pushtuesit,po ua kthem vemendjen edhe ndërkombëtarëve.Çka pas luftës,me disa marrëveshje të dreqit e të birit mbetëm të copëtuar!
E coptuar mbeti një pjesë e  Mitrovicës që vite me radhë nuk guxon të  e shkelë këmbë shqiptari.Nën sundimin sërb mbeti Kosova Lindore,e shumë dobësi e ndarje tjera.
Për këtë na duhet bashkimi kombëtar,ai i bashkon shqiptarët,i bënë të fortë dhe të pavarur nga të huajt.Është koha të bëhen hapa drejt integrimit të shteteve të Evropës,por nuk është koha për ndarëje të shqiptarëve,koha është për bashkimin e tyre.Në kohë të hekurta dhe me plot sakrifica janë bashkuar amerikanët dhe gjermanet,pse ne po u dashka për hirrë të Evropës të pranojmë coptëzimet?Nuk është hera e parë që kryeministri  Sali Berisha në kuvendet shqiptare flet për bashkimin shqiptar,por sa del nga portat shqiptare është kundër bashkimit të shqiptarëve,madje fyan ata që duan bashkimin duke i quajtur ekstremist.
Sakaq, në lidhje me pyetjen e bashkimit të trojeve shqiptare, Berisha ka thënë se zërat për bashkim janë ekstremistë.Kështu u shpreh  Berisha në vizitën e fundit në Mal të Zi:

“Sot unë mendoj se interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi i tyre në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian ka faktuar se është një komunitet apo është një rend, i cili bazohet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, në liritë dhe të drejtat e individit, në respektim të të gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve në hapësirën e tij. Në këtë kontekst, gjithnjë e më shumë ideali kombëtar bëhet ose barazohet me idealin evropian. Kështu që zërat e ekstremistëve ngjajnë me klithma të një të shkuare që nuk e do më askush. E vërteta është që popujt tanë dhe vendet tona kanë përkushtimin më të madh për integrimin në Bashkimin Evropian. Le të marrim shembullin e kroatëve. Kombi kroat votoi këto ditë pothuajse me 2/3 për integrimin në Bashkimin Evropian, çka tregon se qytetarët e vendeve tona, thellë në shpirtin e tyre, janë pro evropian dhe dëshirojnë integrimin në Bashkimin Evropian”, tha Berisha.

Harron kryeministri se ideali kombëtarë është i shejtë,nuk barazohet me idealin  Evropian,sepse ata nuk na patën lënë të bashkohemi,na patën nda dhe as sot nuk e duan bashkimin tonë.Po jemi proeuropian,por në Europë mund të njihemi qytetar europian me komb shqiptar.Nuk duhet harruar se në korrik të 1913 në prani të gjashtë shteteve të mëdha europiane si:Anglia,Franca,Gjermania,Italia,Rusia dhe austrohungaria vetëm  Serbisë iu njoh e drejta e pushtimit të teritoreve të shqiptarëve prej një sipërfaqe 39.000 kilometra katror,7.000 kilometra katror  Malit të Zi,po llogaritëm Maqedoninë dhe Greqinë të cilës iu ndanë 51300 kilometra katror,kjo sipërfaqe iu coptua tokave shqiptare,mbi gjysmë milioni shqiptar i likuidoi vetëm  Greqia,shumë u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre,sepse  Aleanca  Ballkanike kishte disa qëllime.zgjerimin teritorial,sigurimin e daljes në detin Adriatik dhe shfarosjen e shqiptarëve.
Kjo do të thotë i nderuari kryeministër,se shqiptarët kanë derdhur shumë gjak për këto troje,andaj duhet bashkuar,nuk jemi ekstremist,por atdhedashës.E dini mirë z.kryeministër se Sërbija i ka pushtuar tokat tona me ndihmën e Fuqive të Mëdha,dhe sot kategorikisht shprehet:Nuk i themi jo hyrëjes në Europë,por nuk  heqim dorë nga  Kosova,po heqëm dorë nga njëra,i humbim të dyja!Kjo do të thotë serbët duan të grabisin trojet e huaja,kurse ne nuk paskemi të drejtë të bashkojmë trojet tona,kinse për hirrë të hyrejes në Evropë,çka nuk jemi afër këtij qëllimi dhe vështirë të hyjmë kështu të coptuar,por edhe hyrja copa-copa,nuk na duhet gjë.Sikur përfaqësuesit tanë lodrojnë ahengjeve,hanë qëngjat në hell,nga  zyrat ballkanike dhe Evropiane,rrudhin kërkesat e popullit deri në minimum,dhe kthehen në gjirin e popullit dhe zbrazin trastat e premtimeve boshe,e populli ka mbetur në varfëri dhe pashpresë.Nëse nuk mundeni të mbroni kërkesat për bashkimin kombëtar,mos e thuani qëndrimin tuaj:Thuajeni z.kryeministër:Ne nuk kemi ndonjë përcaktim për këtë;është një Lëvizje për Bashkim Kombëtar,andaj dëgjoni zërin e tyre.Kryeministrat as nuk mund të bëjnë bashkimin kombëtar,as nuk mund të zhbëjnë këtë,për këtë duhet dëgjuar fjala e popullit:”Duam,apo nuk duam Bashkim Kombëtar”?Nuk mund të themi se të gjithë janë pro bashkimit,por mund të themi se trojet shqiptare nga gjiri i vet çdo ditë po nxjerrin Gjergja,Qemajla,Boletina,Jasharaj,Zahir  Pajazita,Edmonda,Hakifa,që kërkojnë deri në fund bashkimin e gjitha tokave të pushtuara të Shqiprisë,për këtë po punojnë me ngulm pa llogaritur çmimet që duhet paguar.Çështja shqiptare nuk  zgjidhet nëse dikush ndanë edhe sadopak centimetra nga trojet tona.Është koha e fundit sot për një nismë të zgjedhjes  së çështjes tonë në tërësi.Ky është vullneti i popullit,vullnet ky mbi kryesinë,nga i cili muart karriget për të plotësuar vullnetin e tij.

PËRKUJTOJMË POETIN DHE PROZATORIN E MADH MILLOSH GJERGJ NIKOLLA-MIGJENI

Janar23

Migjeni lindi më 13 tetor 1911Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani nje shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begerin. Nikolla Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston[1].

Gjergji, i ati, zotëronte një bar dhe ishte një anëtar shumë i respektuar i komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922 (ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli).[2] Gjergji ishte i martuar martua me Sofia Kokoshin (e ëma Migjenit) në 1900. Ajo vdiq në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte nam të mirë në rrethet shoqërore dhe ish edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane.[2] Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore serbe në Shkodër [2]. Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri ne vitin 1993.

Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar, ku e motra Lenka ishte shpërngulur. Më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat “Iliria”, “Bota e re” etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin “Vargje të lira”, të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon Petro Markon para se ai të nisei për në Spanjë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.

Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.

 

Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij. Në poezitë e para, si “Zgjimi”, “Të birt’ e shekullit të ri”, “Shkëndija”, “Shpirtënit shtegtarë”, etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë (“kalbësinave që kërkojnë shejtnim”). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për “një agim të lum e të drejtë kombëtar”, me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.

Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira (“Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në “Poemën e mjerimit”, veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si “Zoti të dhashtë” etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare (“Të çelen arkapijat”, “Studenti në shtëpi”). Në “Studenti në shtëpi” vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar (“Kanga skandaloze”, “Programi i një reviste”, “Novelë mbi krizën” etj.) Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat “Luli i vocërr” dhe sidomos te “Zeneli”, shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore (“Mollë e ndalueme”). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t’i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia – këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.

Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare ; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.

Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. (“Veprat” e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.

Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në 1956. Iu dha titulli “Mësues i Popullit” post-mortem në vitin 1957.

SI TË FLASIM DHE SHKRUAJMË DREJT SHQIP

Janar12

BRENGA JONË:SI TË RUAJMË DREJTSHKRIMIN DHE PASTËRTINË E GJUHËS AMTARE!

Shkruan:Shaban CAKOLLI

“Webster´s New Twentieth Century Dictionary” Instituti i Gjuhëve në Suedi më 1974 ka ribotuar
pemën e gjuhëve indoevropiane,ku rezulton që gjuha shqipe të jetë më e vjetra ndër gjithë gjuhët e tjera indoevropiane.Shumë nga studjues të këtij instituti mbështetur në këtë studim kanë ardhur  në pëlqimin se  gjuha shqipe mund të quhet Gjyshja e gjuhëve indoevropiane. Pavarësisht pushtuesëve të njëpasnjëshëm të cilët qëllim kishin të na varfëronin,të na përndiqnin,ne ngado që shkuam,shkuam me kokën lart sepse kishim një pasuri  me vete,kjo pasuri ishte gjuha e pastër shqipe.Detyrë e jona ishte dhe mbetet të ruajmë këtë begati,për të cilën kanë flijuar me qindra mendimtarë dhe atdhetarë,për të ruajtur e pasuruar këtë gjuhë të bukur me zell  dhe përkushtim edhe në rrethana e kushte dramatike.Madje këtë mos të e merr askush se po themi ne, por e kanë thënë mendimtarë të shquar:

KANË THËNË PËR GJUHËN:

Themelin e diturisë dhe atdhetarisë e përbën  gjuha shqipe.(Mit´hat Frashëri)

Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij.(Eqrem Çabej)

Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar,sado që të mësojmë gjuhë të huaja,sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja,por me mësimin e gjuhës së vet.(Filip Shiroka)

Gjuha letrare s´është vetëm thesari i kulturës sonë,por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare.(Idriz Ajeti)

Nisur nga këto të thëna,çdokush që merr lapsin për të shkruar në këtë gjuhë do të duhej të përpiqet të bëjë drejtshkrimin e duhur shqip,të thellohet në kërkimin e fjalëve shqipe,të u shmanget shtimit të fjalëve të huaja,të cilat nuk janë të nevojshme kur kemi fjalë të ëmbla në gjuhën tonë të begatshme amëtare.Sot nëpër gazetat dhe revistat tona saherë lexojmë hasim gabime rrënëqethëse të drejtshkrimit,kurse gabimet më të mëdha në drejtshkrim i gjejmë nëpër faqet e internetit.Përdorimin në vende të panevojshme gjatë të shkruarit e hasim te ë,ç,xh,gj,te përdorimi i shenjave të pikësimit….Habia nuk vjen nga njerëzit  e rëndomt që nuk mund të shkruajnë drejtshkrimin,por nuk falet te njerëzit e arsimuar,kur pas pikës fillojnë me shkronjë të vogël dhe shkojnë edhe më tej duke shkruar edhe emrat me shkronjë të vogla.Drejtshkrimi i gabuar e shëmton gjuhën tonë të pastër si loti,po aq më tepër shëmtinë ia shtojnë përdorimi i shpeshtë dhe pa shije e kulturë i fjalëve të huaja.Shqiptarët të cilët sot nuk dijnë shumë gjuhë të huaja,e kanë të vështirë të kuptojnë komunikimin  me televizionet dhe gazetat  tona.Disa fjalë të huaja që në përditshmërinë tonë  i hasim në mjetet e informimit dhe botime të ndryshme,vetëm sa ngatërrojnë lexuesin dhe nuk mund të i kuptoi edhe po të ketë pranë vetes disa fjalor të gjuhëve të huaja!Ja disa prej  fjalëve që nuk kanë të bëjnë asgjë me shqipen:

Balotazh,konfirmim,aleancë,apsolut,president,parlament,elektorat,influencë,likuidim,anulim,avancim,patriot,anti improvizim,instalim,informim,dispozicion,lucid,kolizion,inspirim,ishull,oficiel,konkluzion,atakon,eleminim,shantazh,preferim,brutalitet,evitim,reprezentim,prioritet,prosperitet,primar,sekondar,presion,simpatizant,kaos,imazh,prognozë,evakuim,dominim,urgjent,asistenca,distribuim,parcializim,etj……..Ne po përmendim vetëm disa nga këto fjalë të huaja,që padrejtësisht i kanë futur në gjuhën tonë njerëz të shkolluar si gjuhëtarë,e të cilat asesi nuk duhet të zënë vend në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe.Me këto fjalë të huaja dhe shumë tjera si këto mund të hartohet ndonjë fjalor i gjuhëve të huaja përkthyar në shqip,por asesi fjalori i gjuhës shqipe.Po përse fusin kaq fjalë të huaja në  gjuhën tonë të bukur autorët e këtyre shkrimeve?Ata sikur duan të na e mbushin mendjen ne lexuesëve se janë njerëz me kulturë të gjërë,se njohin shumë gjuhë,çështë e vërteta ata bëjnë të kundërten,njollosin gjuhën tonë të bukur dhe të pasur!Huazimet e fjalëve të huaja dhe futja e tyre në gjuhën tonë të begatshme,sikur janë bërë sikur mishi e thoni në gjuhën tonë.Duhet të kuptojmë një gjë:Detyra kryesore e gjuhëtarëve tanë është pasurimi i gjuhës dhe spastrimi i saj prej fjalëve të huaja.

ZËRI I PASHKO VASËS PJESË E PANDASHME E HISTORISË DHE POPULLIT SHQIPTAR

Janar9

ZËRI I PASHKO VASËS PJESË E PANDASHME E HISTORISË DHE POPULLIT  SHQIPTAR

Shkruan :Shaban Cakolli

Atdhetarët shqiptarë gjatë gjithë historisë së kombit tonë nuk kanë pushuar përpjekjet,për ngritjen e vetdijës kombëtare.Dikush me pushkë e dikush me penë kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre për të mirën e atdheut.E mira e atdheut nënkupton vetëm një gjë,në kuptimin e rrumbullaksuar”Zgjidhjen  e çështëjes shqiptare”:Zgjidhëje shqiptare nuk mund të quhet asnjë zgjidhëje parciale,ku shqiptarët mbesin nën pushtimin e egër sllavo-grek.Zgjidhëje shqiptare mund të jetë ajo që i bashkon të gjithë shqiptarët në një sofër ku bukës i thonë bukë dhe ujit i thonë ujë shqip,vetëm ky është gëzimi dhe zgjidhëja mbarëkombëtare.Këtë gëzim e pati prishur dikur Konferenca e ambasadorëve të Londrës,e cila me vendimet e veta vrastare,kundërhistorike dhe kundërnjerëzore dënoi më shumë se gjysmën e shqiptarëve me pushtimin e egër sllavo-grek.Ky vendim i moçmuar nuk do të thotë se nuk mund të hudhet sot në shekullin e njëzet e një.Shqiptarët e trollit ëmë me gjysmë Shqipëri,as ata të Prishtinës me një Mitrovicë nën sundimin sërb dhe një Kosovë Lindore jashtë teritorit të vet,as  ata nën sundimin maqedon
nuk e bëjnë Shqipërinë.Ata pa një bashkim kombëtarë mbetën të dobësuar dhe nën ndikimin e të mëdhenjëve.Vetëm një bashkim kombëtarë do të na bënte zot të vetvetës,të fortë dhe pa u bërë urë e të mëdhenjëve.Ata të cilët mundohen të konfirmojnë parimet e kartës së Helsinkit,duke u deklaruar  kundër ndryshimit të kufijve,ata dëmtojnë rëndë interesat e kombit shqiptar që mbeti i ndarë nëpër pjesë,duke i hequr atij çdo aspiratë e shpresë për bashkim.Sot të anketosh shqiptarët në trollin ëmë dhe jashtë tij,shumica i druajnë bashkimit kombëtarë.Përse?Po punohet që krerët politik të udhëheqin më lehtë  copa vendesh shqiptare
por jo për interesa kombëtare,përkundrazi për interesa vetanake,kjo bënë që të nëpërkëmben amantetet e shenjta kombëtare dhe gjaku i martirëve shqiptarë,ata që nuk kursyan jetën ranë për këtë qëllim të shejtë,kurse ata që u bënë krerë të udhëheqjeve të popullit,që me premtime boshe po e lënë popullin të uritur,pa strehë,nuk mund të thuhet se ia kanë dashur të mirën kombit,kur pasuria e tyre është ngritur në qiell,kurse populli është plandosur për dhe.Për të qenë popull i fortë,pa ndikimin e të huajëve,shqiptarëve u duhen bijë e bija që më tepër se çdo gjë tjetër punojnë për popullin.Dikush mund të pyet ku janë ata?Shqiptarë që zemra ju rrahë vetëm për kombin dhe atdheun ka,ata nuk kanë emër vetëm te ne,emrat e tyre janë të njohur edhe nëpër botë,por mjerisht ua ka zënë frymën hija e pushtetarëve të çeliktë.Shqiptarëve edhe sot më shumë se kurrë i duhen fytyra të njohura të Lëvizjes sonë kombëtare si ishte dikur Pashko Vasa,i shquar në veprimtarinë e tij të ngjeshur atdhetare dhe letrare,i përkushtuar për realizimin e aspiratave kombëtare atë kohë sidomos vitet(1870-1890).Jeta dhe vepra e  Pashko Vasës,janë pjesë e pandashme e historisë dhe popullit shqiptar.Ai ishte intelektual,luftëtar i pa kompromis për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare,,shkrimtar,publicist dhe diplomat i shquar.Zëri i tij sikur po na thërret në zgjim,ai ishte i nënës shqiptare dhe nënat tona kam bërë edhe sot shumë si ky,tjetër është pse zëri i tyre nuk po lejohet të shpërthej në hapësirë.

PASHKO VASA

Pashko Vasa(i njohur edhe si Vaso Pasha) u lind në Shkodër me 17 shtator 1825.Edhe pse për shkollimin e tij nuk ka pasur dhe nuk kemi as sot të dhëna të plota,shihej se ishte intelektual i pashoq,i cili veç kulturës së lartë kombëtare njihte edhe shumë gjuhë të huaja si:anglisht,frengjisht,kroatisht,arabisht,turqisht,italisht….Punoi si nënpunës i konsulatës angleze në Shkodër më 1847,në krye të një komisioni reformash,që Turqia kishte dërguar në Hercegovinë më 1877.Më pas ishte këshilltar i vilajetit të Edrenës më 1881 ,dhe së fundi guvernator i shtetit të Libanit nga viti 1883 deri kur vdiq në Bejrut më 1892.Pashko ishte i frymëzuar për liri kombëtare dhe drejtësi,këtë e dëshmoi fillimisht me pjesëmarrëjen e tij në revolucionin e  Venedikut më 1849,për të ndihmuar venedikasit të çliroheshin nga zgjedha austriake.Ai dëshmoi përcaktimin e tij për lirinë e drejtësinë që do të duhej të mbretëronte mes popujve.Veprimtaria e  Pashko Vasës ishte e gjërë.Ishte njëri nga frymëzuesit kryesor për themelimin e  Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,u shqua si njëri nga personalitetet kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e tokave shqiptare.Ai mbrojti me forcë
çështëjen shqiptare,si në Stamboll ashtu duke ndërhyrë pranë qeverive të Fuqive të Mëdha.Pashko Vasa u njoh dhe punoi me figura të njohura të kombit tonë,Kristoforidhin,Tahsinin,,Samiun,Abdylin,Naimin,Vreton etj..i cili së bashku me këta burra të shquar,mendjendriturit e Rilindjes sonë Kombëtare bënë përpjekjet e para për një alfabet të gjuhës shqipe,për krijimin e një shoqërie kulturore,që do të botonin libra shqip,përhapnin arsimin në gjuhën shqipe.E tëra kjo bëhej për ngritjen e vetëdijes dhe unitetit të brendshëm kombëtarë,për të krijuar forca që  edhe sot do të ishin kryekëput në shërbim të çështjes kombëtare.Më 1879 me atdhetarë dhe intelektual të kohës krijuan shoqërinë e shkronjave shqip dhe nxorën fletushkën”Alfabetarja”.Po në këtë vit shkroi edhe dy libra dhe i botoi në frengjisht,njëra me titull”E vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët”;e cila u përkthye edhe në gjermanisht,turqisht dhe greqisht.Qëllimi i botimeve ishte të përhap të vërtetën mbi shqiptarët,për të denocuar propagandën e huaj që ushtrohej kundër vendit tonë.
Pashko Vasa është autor i një varg veprash me karakter politik,historik,letrar e publicistik,me të cilat në mënyrën më të denjë mbrojti çështjen shqiptare.Botoi një skicë historike,ku përshkroi pashallakun e  Bushatasve të Shkodrës,si dhe pretendimet tokësore të Malit të Zi ndaj tokave shqiptare.Shkrou edhe një gramatikë përmes cilës të huajt do të nxinin apo mësonin gjuhën shqipe,Shkrou edhe romanin”Të bardhët e Temalit” roman ky i pari në gjuhën shqipe më 1890,një përmbledhje poezishë në gjuhën italiane”Trandafil e gjemba”"Rose e Spine,dhe një libër historik për Skënderbeun.Megjithatë ndër shkrimet më të mira të tij që nga atëherë edhe në ditët tona mbeti kushtrim i kohës është vjersha”O moj Shqypni”

O moj Shqypni, e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pase shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!

Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ke qenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht nda!

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë!

Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Sa thonë kam fe sa thonë kam din;
Njeni:” jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: ” Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazen t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëzue e bamun trokë!

Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!

Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
Ket fare trimneshe, qi sot asht mekë?
Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kam?

Nuk, nuk! Këtë marre askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
Gjithkund l’shon dielli vap’ë dhe rreze,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t’tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara Zotit.

Kjo vjershë mbetet ndër më të mirat në Letërsinë tonë Kombëtare,e cila u bë himn kombëtar,thirrje për qëndresë e bashkim kombëtar.Ky zë i tij na thërret edhe sot ne,të ngritemi kundër premtimeve boshe,kundër ndasive fetare e krahinore,të punojmë për bashkimin kombëtarë,nëse kjo sot nuk bëhet,shqiptarët do të mbesin të dobët,të varfur,të përulur dhe nën ndikimin e forcave të  mëdha.Si bëhet kjo?Asesi me ata që sulen të përulin bijët më të mirë të kombit,veprimtarët dhe intelektualët tanë.Asesi me ata që tentojnë të njollosin veprat e Gërvallajve,Kadares,Qosjes,e emrave të mëdhenjë të kombit tonë,por duke mbrojtur me forcë bijët e mirë të shqipes dhe çështjen kombëtare.Shqiptarëve ju duhen  mendjendritur si Pashko Vasa,të tillë kemi mjaft,por ua kanë nxënë dritën pseudo-intelektualët dhe politika,nuk punohet në terr,por duhet të rrezatoi drita e mendjendriturve të kombit.

PISHTARËT E LIRISË SË KOSOVËS

Janar8

PISHTARËT E LIRISË SË KOSOVËS

Shkruan:Shaban Cakolli

Jusuf dhe  Bardhosh Gërvalla me Kadri Zekën,janë emra që në historinë e së nesërmes sonë,do të lakohen në të gjitha rasat e kombëtarizmit shqiptar.Ata janë krenari dhe dhëmbje e kombit shqiptar.Ata janë simbolet e qëndresës sonë kombëtare,hero të kombit,nismëtarë të themeleve të pavarësisë që kemi sot,pa nismën e të cilëve liria jonë do të vonohej edhe më.
Ata gjatë gjithë jetës së tyre nuk e kanë rreshtur punën për ngritjen e vetdijës kombëtare.Ata ishin luftëtar që zhvillonin një intelektualitet  luftarak për çlirimin e Kosovës

.Atëbotë Kosovën e kishte kapluar errësira.Ndër armiqët më të egër që ka nohur historia ishin pushtuesit sllav,të cilët po përdornin të gjitha format e dhunës të na zhduknin nga faqja e dheut.Ata ishin vënë në përndjekëje të vazhdueshme ndaj shqiptarëve që synonin lirinë,i arrestonin me burgje të rënda,duke i shetitur  nga burgu në burg,ata që ishin të pathyar shumë prej tyre  i mbysnin me tortura.Jusuf dhe  Bardhosh  Gërvalla me  Kadri Zekën ishin veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare,veprimtarinë e tyre kombëtare e zhvilluan ilegalisht në Kosovë dhe emigracion.Ata ishin burra me zemra të mëdha e të guximshme,me shpirt të lirë e të papërkulur,me dëshira e aspirata të flakta,që nuk i trmbi kurrë robëria as dredhitë e saj.Ata kurrë nuk e ulën kokën para pushtuesit,por kurdoherë qëndruan shtatlartë dhe ballëhapur,nuk i trembën as vrasëjet,as burgosëjet,as djegiet.Edhe pse të goditur nga të gjitha anët asnjëherë nuk u mposhtën.Vështirë të gjindeshin burra më të guximshëm,që do të tregonin guxim e mençuri për të thyer armiqët.Kjo vendosmëri dhe ky guxim i tyre,ia futi frikën në  palcë barbarëve.Ata lëshuan gjitha ekspeditat dhe hijenat e tyre në veprim,për të i kapur dhe arrestuar
këta veprimtarë të shquar të kombit.Po këta veprimtarë të devotshëm ia dolën të i shpëtojnë arrestimit dhe migrojnë Jusufi dhe Bardhoshi në Gjermani,kurse Kadri Zeka në Zvicërr.Jusufin dhe Kadriun i njohi dhe i bashkoi ideali për çlirimin e tokave shqiptare,dashuria për atdhe dhe komb.Në migracion vazhduan me një intenzitet edhe më të shtuar veprimtarinë e tyre kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtarë.Ata arritën të bashkojnë faktorin shqiptar të emigracionit në një front të përbashkët kundër shtypjeve,burgosjeve,shpërnguljes së shqiptarëve
nga forcat pushtuese sërbe ejugosllave.Ata u vunë në ballë të një fronti të gjërë për sensibilitetin e opinjonit botëror për çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.Kosova nga gjiri i vet kishte nxjerrur njerëz të mëdhenj,njerëz të pushkës e të penës,ashtu si ishte Jusuf  Gërvalla,veprimtarë i shquar kombëtar,poet,publicist e këngëtar,që diti të frymëzoi mërgimtarët e përndjekur nga atdheu i vet,me atdhedashurinë,me ndjenjën e lirisë,të punojnë e të përpiqen që mëmësdheu i tyre të jetoi i lirë dhe pa zingjirë të huaj.Jusufi,Bardhoshi dhe  Kadriu,ishin tri nyje të organizimeve antijugosllave,por pushtuesi si nyje kyçe e shihte Jusufin dhe nuk lente forma pa provuar për likuidimin e tijë.Pushteti i atëhershëm serbo-jugosllav organizoi likuidimin e tyre në mënyrën më barbare,duke organizuar mbi ta atentat klasik më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë,ku bien në altarin e lirisë Jusuf dhe  Bardhosh  Gërvalla me  Kadri  Zekën.Dhimbja kaploi çdo shtëpi shqiptare atdhetare në atdhe dhe mërgatë,por kjo rënje e tyre e mobilizoi tërë popullin dhe mërgatën shqiptare në rrugën e shejtë për liri,që të ndiqet me vendosmëri deri sa populli të merrte  në dorë përfundimisht fatin dhe pushtetin e vet.Jusufi,Bardhoshi e  Kadriu,luftuan dhe ranë për të mbetur të pavdekshëm.Armiku i egër sllav e dinte këtë,andaj nuk i la të i varrosin në atdhe.Ata u varrosën në tokat gjermane,kurse ne mërgimtarët çdo vit bënim homazhe mbi varret e këtyre martirëve.Saherë kam shkuar në homazhe,diçka rëndë më tingëllonte në zemër,më dukej sikur zëra buronin nga nëntoka dhe na thoshin:Mos na i rëndoni varret,se këta eshtra duan të prehen në atdheun shqiptar.Kjo u bë realitet vetëm kur shqiptarët luftuan dhe fituan kundër sunduesit të egër sërb.Eshtrat e  Jusufit,Bardhoshit dhe  Kadriut,sot prehen qetë në tokën e tyre të cilën shumë e deshtën dhe për të cilën kanë rënë.Ata jetuan,vepruan dhe punuan me vendosmëri,palëkundshmëri,duke frymëzuar brezat se vetëm me gjak e djersë mbrohet liria,nderi,gjuha ,zakonet dhe kultura kombëtare.Jusuf dhe Bardhosh  Gërvalla me Kadri Zekën
mbeten shembuj të gjallë  si intelektual,poet,këngëtar,mësues mbi të gjitha atdhetar të shquar të kushtuar për liri deri në vdekje.

DARDANA QYTETI IM I DRITËS

Janar7

Shkruan:Shaban Cakolli

Dardana(Ish-Kamenica) është një qytezë dhe komunë në Kosovë e cila kufizohet me disa komuna të shtetit

fqinj Serbia. Gjendet në pjesën më lindore të Kosovës. Në veri kufizohet me Medvegjën, në

veri-lindje me Leskovcin në lindje me Vranjën dhe lindje-jug lindje Bujanocin, ndërsa në

jug-perëndim të Dardanës gjendet Gjilani dhe pjesën veri-perëndimore gjendet Prishtina.
Komuna e Dardanes e njohur ndër biblotekarët me emrin Gurashi, ka 7 biblioteka publike me

rreth 56.769 libra. Biblioteka kryesore ka 6.275 libra, ndërsa degët në Srezovc, Tygjec,

Hogosht, Desivojcë, Karaçevë dhe Roganë kanë 56.769 libra. Është intreresante të përmendet

se në këtë komunë, pasojat e masave të dhunëshme (1990-1999) dhe luftës serbe kanë qenë

më të vogla dhe, së këndejmi, si e vetmja komunë në Kosovë, librat nuk janë dëmtuar dhe kjo

është e vetmja komunë, ku mbetet numri i njëjtë i bibliotekave në koleksione.

Në Dardanë janë 23 shkolla, nga të cilat 17 janë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme. Po

ashtu janë dy shkolla të larta dhe tri çerdhe fëmijësh.

DARDANA(Ish-Kamenica)

Mediat Kamenica ka një radiostacion i cili bënë transmetimin e programeve në disa gjuhë, si

dhe tri radiostacione që transmetojnë kryesisht muzikë.

Radiostacionet: Radio Premiera,Radio 24, Radio Kamenica transmeton në gjuhën shqipe, serbe

dhe rome.Radio Index.Dardana një vend që kohën kur mbretëronte regjimi serb kishte pamjen më tëerrët në Kosovë,hapat dhe ndriçimin i mori nën udhëheqejen e veprimtarit dhe  njeriut të arsimuar Shaip Surdullit kryetar i Komunës së Dardanes,si dhe zëvendësekryetarit të Komunës Nexhmije  Kallaba.

Shaip Surdulli,kryetar i KK Dardanes dhe Nexhmije Kallaba zevendskryetare e KK Dardanes

JETA KULTURORE NË DARDANË

Klubi letrar “Nositi “, nga Dardana, ka krijuar një traditë të gjatë në zhvillimin

aktiviteteve kulturore- artistike. Përpos, organizimit orëve letrare, punë të mëdha është duke e

bërë në botimin e revistës me të njëjtin emër.
Revista financohet nga  drejtoria  komunale për Kulturë,  Rini dhe Sport. Tani më kjo revistë

gjendet në shumë biblioteka në Kosovë,  Shqipëri si dhe në Kroaci. Trajtimi i temave të

ndryshme dhe emrat të njohur që shkruajnë në të, e bëjnë vërtetë një revistë të çmuar.
Nositi. Në kët revistë shumë talentë  të rinjë i kanë bërë hapat e parë  letraro-artistik.

Përpos revistës kulturore, klubi ka botuar  edhe vepra të shumta letrare  të  shkrimtarëve  të

kësaj komune.  Këtyre ditëve nga ky klub u botua edhe një vepër e veçantë, që ka trajtuar një

temë të rrallë. Kjo vepër  i është kushtuar solidaritetit të popullit të komunës sonë në kohërat

më të vështira, dhe mbanë titullin “ Një dekadë Solidaritet”, e aktivistit të çështjes kombëtare

Enver Ajvazi. Vepra është një ndriçim historik një periudhe  të vështirë që e kaloi kombi jonë,

duke e  analizuar dhe vlerësuar nga  një  prizëm e veçantë, nga shpirtmadhësia e humanizmi i

kombit tonë . Autori  nuk  teoritizon , por  bazohët  në fakte e dëshmi, konkrete, ndriçon

aktivitete, rezultate  emra  individësh  zemërgjerë që kurrë nuk deshën të ekspozohen, por që

vepruan  e punuan për çështjen e shenjtë kombëtare.

Revista kulturoro-letrare”NOSITI”

Nexhat Rexha, lindi  në fshatin TOPANICË, komuna e Dardanës (ish.Kamenicë).Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, Fakultetin Filologjik në Shkup. Që nga viti 1980 ushtron detyrën e profesorit pranë Gjimnazit „ISMAJL QEMAJLI“ në Dardanë. Është njëri ndër themeluesit e parë të LDK-ës dega në Dardanë. Që nga viti 1992-98- dhe 2004-07, ishte deputetë i Parlamentit të Kosovës.Me poezi ka filluar të merret që nga vitit e 80ta, por arriti ti botojë në vitin 90-të. Si profesorë në gjimnazë s’bashku me nxënës arriti të botoi revistën“DITURIA“, ku ishte edhe kryeredaktorë i saj.

 

 

Merret me shkrime, kritikë letrare, komente, analiza , është autorë i shumë librave:Deri tani ka botuar  shumë libra..Në kuadër të Klubit Letrar të Dardanës botojnë revistën Kulturore Letrare“NOSITI“, ku Nexhati është kryeredaktor. Ka të publikuara shumë punime me vështrime kritike dhe poezi në shtypin e përditshëm që botohet, si në KOsovë,Maqedoni, Shqipëri, Zvicër dhe në revistën“PERSPEKTIVA“ që botohet në Bujanoc dhe“DITURIA“ në Suedi

Përfaqësuesi për Kulturë dhe Sport,Faton Krasniqi

Faton Krasniqi

Fatoni është një nga themeluesit e subjektit politik të LDD-së, dega në Kamenicë.
Ku edhe  zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të LDD-së,në Kamenicë.
Ishte Anëtar i Këshillit Kombëtarë, si dhe Anëtar Bordit Këshillëdhënës së FRLDD-së në qendër gjatë periudhes kohore (20089).
Përmos këtyre aktivitetve,mirret me studime gjuhësore  me prozë,poezi,ese,dhe së fundmi është në përfundim të veprës së tij  të dytë letrare, e që është një përmbledhje me poezi

 

 

.Një hov të veçantë i ka dhënë jetës kulturoro-letrare si dhe klubit letrar dhe revistes kulturoro-letrare”NOSITI”,poeti dhe krijuesi ynë tani mjaft i njohur Sinan Sadiku,i cili vjen nga fshati Gjyryshevc i komunës së Dardanës.
Në Dardanë jeta kulturoro-letrare dhe sportive është në vlugun më të madh të zhvillimit,prej nga ka nxjerrur emra të mëdhenjë nga fusha e letërsisë,muzikës dhe sportit.Musa I. Ahmetaj u lind në Hogosht të Dardanës. Shkollën fillore e filloi në vendlindje kurse e mbaroi në Dardanë. Po ashtu në Dardanë e mbaroi gjimnazin. Më Pastaj regjistroi Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe i mbaroi studimet. Në fillim të viteve 80 punoi mësimdhënës në Shkollën Fillore “Fan S. Noli” në Dardanë. Më 1985 u punësua si punëtor admistrativ në Gjykatën Komunale në Dardanë. Më 1991, si çdo shqiptar, edhe këtë pushteti serbo-sllav e pushoi nga mardhënja e punës. Pas luftës, me rifillimin e punës së Gjykatës Komunale në Dardanë, u rikthye në vendin e tij të punës.

MUSA AHMETAJ

Me shkrime filloi të merret nga shkolla e mesme. Në fund të viteve 70 bashkëpunoi me “Zëri”-n javor ku në atë kohë botonte poezi satirike.
Më 2007 në kuadër të Klubit letrar “Nositi” nga Dardana botoi përmbledhjen e parë “Kur sytë shohin keq”.
Është bashkëpunëtor i rregullt i revistës letrare “Nositi” në Dardanë.
Në dorëshkrim ka “Doket dhe tiparet e lindjes , dasmës dhe vdekjes në Hogosht”.

Dy emra që kanë bërë kthesë të madhe në kulturën muzikore,që kanë dhënë vlera dhe kanë pushtuar shpirtërat e artdashësve të këngës janë Nazmije  Demolli-Kastrati dhe Nevrije  Demolli.

 

Nazmije Demolli-KastratiNevrije Demolli

.Nazmije Demolli-Kastrati ishte fituesja e vendit të tretë në Edicionin e shtatë të Festivalit “Rapsodia Shqiptare 2011” në Skenderaj – 29 nëntor Nevrije Demolli,nga fshati Krilevë e Dardanës,me banim në Dardanë,qysh nga fëmijëria ju përkushtua këngës,këndoi,mbrojti dhe pasuroi kulturën tonë kombëtare dhe është e shpërblyar  në shumë manifestime kulturore.

 

 

KRISMA E VARRE NËPËR JANARE

Janar5

Shaban Cakolli

KRISMA E VARRE NËPËR JANARE

Krisma e varre

nëpër janare
gjaqe u rridhnin
nga denjët
për tokën
e shenjët.

Tërë një shekull
mot për mot
bishat mbi ne
përgjaknin thonjtë

As me vetëveten s’ lanë
të flisnim njerëzisht
për njerëzimin
se njerëz s’ishin

Kosova mori

ngjyrën e kuqe
liridashësit nëpër burgje.

Jo nuk nënshtrohen

jo  qe besa

Për tokën tonë
na mbanë qëndresa

Armiku barbarë
në vend na mbolli zi
ndiçte revolucionar
që kërkonin liri

Trimi ngado shkon
gjëthnjë mbetet trim
të njejtën rrugë
e ndoqën në mërgim.

Tre djem u nisën
me zjarr nga zemra
vepruan me plot guxim
kombi si harron këta emra.

I ftuan mërgimtarët
bashkohuni me ne
një betim të vetmin e kemi
të fitojmë lirinë,o të vdesim për atdhe

Kem detyrë të shenjët,kemi obligim
për mbrojtje kombëtare të bëjmë organizim
Liria nuk ka çmim,nuk kursehemi fare
të bashkuar do të i thyejmë,këto bisha barbare

Katili sllav,i ndiçte me vesh në krah
në palcë u hyri frika,ndienin një hata
se bashkimi i shqipeve mos ngre ndonjë kala
i vranë tinëzisht pas shpine,në Untergrupenbach.

Dora e katilit,gjëthnjë tinëzisht  ka vrarë
qëlluan mbi lulet e njoma,me shtatëmbëdhjetë janar
gjaku i tyre shkriu akullin në Gjermani
shqiptarëve ju dha zemër,shtëpi për shtëpi

Ky gjak skuqi themelet,për liri e pavarësi.
Emrat e tyre kujtohen me krenari
Jusuf,Bardhosh,Kadri

Me vepër e emra,kombit i dhan dritë
As në Poliqkë,as në Dubovik
dielli nuk u fik

Pushtues i shëmtuar,i bëri varr në dhe të huaj
erdhën të pavdekshëm në tokën e bekuar
i sollën dritën,i sollën lirinë
me plagë e me gjak,shkruan historinë.

 

 

RRAPSODI YNË QË SHPALOSI HISTORINË KOMBËTARE PËRMES KËNGËS

Janar2
RRAPSODI YNË QË SHPALOSI HISTORINË KOMBËTARE PËRMES KËNGËS

Shkruan:Shaban Cakolli

Demir Krasniqi,ky emër i njohur për artëdashësit anekënd trojeve shqiptare nga fëmijëria iu përkushtua këngës,një kënge domethënëse që qonte shtigjeve të historisë kombëtare,këngë të dëgjuara me ëndje nga populli që përqëndroheshin në personalitetet kapitale të historisë dhe kulturës sonë kombëtare.Kështu ai bëri shtegtime nëpër hapisërën kombëtare plot dyzet vjet,ku tani shënon dyzetvjetorin e krijimtarisë së tij.Krijues,pedagog,këngëtar dhe kompozitor,krijoi për kombin,edukoj gjenerata të reja në frymën kombëtare,thuri e kompozoi tekste poezish e këngësh,i këndoi dhe i mbolli në shpirtin e popullit.

DEMIR KRASNIQI

U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës. Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione: Pedagog muzikor, Këngëtar dhe rapsod popullor, Kompozitor i këngës dhe valles në frymën e melosit popullor burimor, Krijues poetik i vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike, Mbledhës i folklorit burimor muzikor shqiptar, Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike, Radio – gazetar dhe Gazetar hulumtues.

Veprat e publikuara deri më tani janë:

“Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993. “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinë, 1995, “Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998, “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002, “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002, “Këngë krismash lirie”I – Gjilan, 2003, Këngë krismash lirie” II – Prishtinë, 2003, “Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinë, 2004, “Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë, 2005, “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005, “Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005, “Kroi i këngës” – Gjilan, 2006, “Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006, “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe “Diell lirie” – Gjilan, 2008. Jeton, punon dhe krijon në Gjilan. Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij është:

“ Për emrin e Zotit, Për nderin e kombit, Për gjakun e dëshmorëve, Për eshtrat e varreve”!

Në këngët dhe veprat e tij krijuese radhiti figurat e shquara të historisë sonë kombëtare,vlerat tona dhe pasuritë afirmative,epiloget e dyndjeve dhe luftrave nga iliria,protagonistët e kohes nga epoka e Skëndërbeut filluar me këngën për Gjergj Kastriotin,këngë kjo ku Demiri e filloi karierën e vet,i këndoj Rilindjes kombëtare dhe figurave të etapës së saj,Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Lëvizjeve kaçake dhe kohës së Shqipërisë etnike nga vitet 1941-1945.Janë këto momente të vlimeve kombëtare të cilat ashtu si i paraqiti Demir Krasniqi,nuk i ka shtjelluar as historian,dhe as këngëtar.Reportuaret e tij kanë nxitur një kureshtje të theksuar,nga se dëgjuesi ynë kishte dhe ka nevojë për një vlerë të tillë historiko-kulturore,sidomos dëgjuesit tanë të rinjë që kanë interes të njohin peripecitë e të kaluarës historike shekullore.Këngët e tij me misione kombëtare padyshim nuk priteshin si në kopshte lulesh nga pushtuesi dhe UDBA-shët e tij,fshiheshin,përndiqeshin,por ky dashamirë i këngës dhe kombit,i përtrinte,u jipte shpirt,pavarësisht sakrificave para të cilave ndodhej,para grackave që i kurdiseshin.Demir Krasniqi mes këngës së tij paraqiti qëndresën e shqiptarëve për liri,përndjekjet,burgosjet,dhunimet dhe masakrimet mbi shqiptarët liridashës,dukedhënë komente mes këngës për 570 mijë të vrarësh dhe masakruarish,nga vitet 1878 deri më sot,paraqiti tmerrin e diskriminimit fizik dhe intelektual të shqiptarëve,i cili në mënyrë dinjitoze nuk harroi asnjë cep të Kosovës.Demir Krasniqi ka kultivuar edhe muzikën popullore,dhe pavarësisht motiveve,këngës i ka dhënë frymë kombëtare.Këngët e Demir Krasniqit,kanë vlerë reale historike për të kaluarën e kombit,aq më tepër për të sotëmen,këngë që do të i qëndrojnë edhe kohërave të ardhshme.Edhe pas dyzet vjet krijimtarie Demir Krasniqi me të njejtën energji,i përkushtohet krijimtarisë dhe këngës,shkruan,kompozon këndon,i këndon kombit dhe mbetet i dashur dhe shumë i dëgjuar nga populli.

GËZIM KODRALIU KËNGËTARI I DASHURISË SË NDJENJAVE PËR ATDHEUN

Dhjetor28

GËZIM KODRALIU KËNGËTARI I DASHURISË SË NDJENJAVE PËR ATDHEUN

Shkruan:Shaban Cakolli

Midis këngëtarëve të shumtë të traditës shqiptare, që shquhen për aftësitë krijuese dhe

interpretuese,të cilët i përkasin tipit të rapsodit të rnirëfilltë, vend të merituar zë Gëzim Kodraliu,

. Këngët që  këndon ky rapsod paraqesin një

pasuri të veçantë për traditën poetike populIore, .
Midis këngëve lirike janë përfshirë edhe disa krijime poetike që simbolizojnë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, mallin e dhembjen për fatin e individit, dhe kolektivit tonë që përjetuam dhimbëje të nduarduarshme.Gëzim  Kodraliu,është njëri nga rrapsodët i cili pati fatin e keq  drejt përplasjeve në mërgim,por atdhedashurinë dhe këngën shqipe e mori në zemër.Kjo është pasuria e tijë e madhe,të cilën e ruan dhe e kultivon me kujdes dhe pedantëri.Të qenurit këngëtarë sot është bërë modë,këndojnë ata që dijnë të këndojnë dhe ata që nuk dijnë të këndojnë.Këndojnë edhe ata që vetëm ulurisin,lakuriqsohen dhe kërcejnë me lëvizje të pakontrolluara.Duartrokitje nga masa marrin edhe të çveshurit lakuriq,edhe kërcimtarët lugetër edhe uluruesit,nga se mungesa e institucioneve të kulturës,ka bërë që te ne gjitha lëvizjet e pakontrolluara të shëndrohen në art,edhe kur ulurimat janë të huajat  dhe çfardo  qofshin ato shtrijnë shtatin në kulturën tonë kombëtare,e cila dikur njihte vetëm vlera dhe shquhej ndër kulturat më të begatshme europiane.Antivlerat e shumëta dhe të pakontrolluara që u futën në kulturën tonë,kanë ndikuar që adhuruesit e vlerave të të përziejnë shijen e kulturës dhe të shijojnë vlera ashtu  si u serviren,të huaja dhe plotë shund dhe kiq.Sot këngëtarë dhe këngëtare tonat duartrokiten edhe kur luajnë rolin e lugatit edhe të engjullit.Të bje të shohish këngëtare të çveshur e cila duartrokitet për lakuriqësinë e saj dhe brenda pak çastesh e sheh të veshur me petka engjujsh,e njejta duke kënduar ilahi për Zotin e madh krijuesin e gjithësisë.Pra  kengëtaret tona duartrokiten njësoj edhe kur luajnë rolin e djallit edhe kur luajnë rolin e engjullit.
Ndërrime maskash në kulturën tonë kombëtare bëjnë të quajturit krijues,këngëtarë që nuk kanë hallin e kombit,të kulturës së tij,por hallin e gjepit!Vakti e ha kashten,është kjo fjalë e të vjetërve tanë e thënë nga përvojat e tyre.Ndoshta mu kjo është koha kur artdashësit tanë në mungesë të vlerave përqafojnë antivlerat.Ky përqafim antivlerash artdashësve ju shkakton në mos tjetër
shkarkim gjepash në këtë kohë krizash.Ndryshe nga ata që për interesat materiale,.kulturën tonë kombëtare e bëjnë mish-mash,Gëzim Kodraliu punon me tërë qenien në ruajtëjen,kultivimin dhe begatimin e kulturës sonë të mirëfilltë kombëtare.Për këtë i ndihmon sinqeriteti,dashuria për atdheun dhe kombin,dhuntia,zgjuarësia dhe zëri i tijë i përkryarsi dhe vendosmëria për mbrojtëjen e kulturës së mirëfilltë kombëtare.Kjo e fundit ndoshta nuk ka përkrahëjen e duhur materiale,por padyshim ka përkrahëjen e intelegjentëve dhe atdhedashësve.
Në radhën e Gëzim  Kodraliut janë radhitur poetët si:Imri Trena,Gëzim Ajgeraj,Suela Katanja,Ali Rexhepi,Naser Xani,e poet të tjerë të cilët gjithnjë janë në gatishmëri të i ofrojnë tekste të shëndosha kombëtare,kurse rrapsodi Gëzim  Kodraliu me mjeshtri u jep gjallëri këtyre teksteve.Gëzim Kodraliu është bërë pjesë e mediumeve të shumëta elektronike,si i pandashëm dhe  i papërtueshëm e plot vullnet bashkëpunon me Radion “Zëri i Arbërit”,Radio Mitrvovica.se,kurse në Yo Tube ka qindra këngë kombëtare shumë të dëgjuara për gjitha viset shqiptare,dëshmorët e kombit,mallin për atdheun,e motive tjera…Në këtë fundvit në Radion “ZËRI I ARBËRIT” në emisionin  Toplista,kënga e tijë për Radio Zërin e Arbërit,me tekstin e Ali Rexhepit ,nga dhjetëra këngë që ishin në Toplistë zuri vendin e parë si kënga më e mirë e vitit 2011.Natyrisht këtë nuk e zgjodhi stafi i radios,por dëgjuesit e saj që i dhanë më tepër se dyqind pikë.Ne e përgëzojmë rrapsodin  Gëzim Kodraliun dhe urojmë qy ky këngëtar i mirëfilltë
në vitin që po vjen të jetë dominues me këngët e tija të mirëfillta kombëtare.

“AROMË MANUSHAQEJE” IMRI TRENA

Dhjetor25

IMRI TRENA

Imri Trena, u lind më 11.8.1961 në fshatin Begrace të Kacanikut. Në vitin 1965 familja e tij u shperngul në fshtatin Gerlice të Ferizajt. Shkollen fillore kreu në Kacanik të vjetër, të mesmen në Ferizaj, ndersa u diplomua ne Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Një kohë punoi në arsim në fshatrat Doganaj Elezaj te Kacanikut si dhe në barnatoren bujqësore “Fitofarma” në Ferizaj. Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat dhe revistat letrare shqipe në Kosovë e Maqedoni.

Vite me radhë dha kontribut të cmuar edhe në Radio Prishtinë, Radio Ferizaj, Radio Gjilan, ( në programet informative e kulturore ) si dhe në Radiostacionin privat Radio Vati në Shkup. Në vitin 1999 bashkë me familje migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron tashmë.

Me vetiniciativë, më vitin 2001, themeloi Radiostacionin Regjional “Zërin e Arbërit”, medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në Oslo e rrethinë. Eshtë kryeredaktor i kësaj radioje që nga fillimi i punës, më 2 korrik 2001, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo të Norvegjisë, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2005.

Deri me tani ka botuar këto vepra:
“Buzëqeshja e tretur” (1996)     ”Andej është Kosova” (2004)
“Plagë në zemër” ( 1998)     ”Rruga e hidhur” (2007)
“Shtegtimi i shqipeve” (1999)     ”Dhembje e lot” (2007)
“Prapa grilave” (2001)     ”Në Kampin Bjornebek” (2008)
“Kosova ime e madhe” (2002)     ”Aromë manushaqeje” (2008)

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA

“AROMË MANUSHAQEJE” IMRI TRENA

PËR TY JAM KOSTANDINI

Për ty jam Kostandini,
i ngritur prej balte,
i rënduar nga betimi
i fjalës së dhënë!
Kostandin dhe Besnik.
dy emra burrërie,
me fjalën e shenjtë Besë,
lidhur me një fije fisnikërie!

VUAJTJA
Mos mendo
se njeriu nuk vuan
nëse nuk qan.

Mos mendo
se nuk digjem për ty,
edhe kur të kam pranë në gji.

DËGJOMË
Nëse mendon se gënjej
thuama,
Nëse mendon se qaj,
hesht
Nëse sé di sa të dashuroj
pyetmë
Nëse të  dhimbsem se jam vetëm
Eja!

KUDO DO TË KËRKOJA
S´çuditem kur kërkojnë manushaqen,
se edhe ashtu mes ferrash është e bukur,
jam si ai që edhe pas të çjerrash,
me më të bukurën lule ndjehet i  lumtur!

NJERI

….të bëhesh  Njeri me shpirt të madh.

është privilegj i atyre që kanë vuajtur.

Të lindësh i varfër është fatkeqësi
prej së cilës edhe mund të shpëtosh
por ta mbyllësh jetën i varfër është më zi,
me të vetmin ngushëllim krenar
Mbeta Njeri!

“DURIM I LODHUR”
Durim për varfërinë
n´fëmijëridurim për dashurinë larguar
durim për rritje vetmuar të fëmijëve,
durim sipas ligjeve,për të qëndruar
durim breng- kurbetin për të fituar.
Urtësi e durimit
prej Zotit je bekuar,
durimin e lodhur të jetës sime,
prej pritjes së gjatë e dua çliruar!…

MALL
Më dogj malli Gërlica ime,
pa ty si zogu çerdhe prishur,
bora ma zbardhi flokun,
kthimin në vendlindje duke pritur.

SFIDA IME
Të jap sa të mundem dashuri
në këtë jetë të ashpër u rreka,
edhepse të mbetesh vetvetja,
për ironi nuk u shpërbleka.

Krevat të të florinjtë mund të blej dikush,
po si unë ëndërrimesh s´bën gjumë,
paqja në shpirt të madh çmim ka,
në sfidën time ua provoj unë.

 

Zgjodhi:Shaban Cakolli

« Older Entries